10.4.08

Kadare e do atdheun, por pa letërsinë

Letërsia në diktaturë dhe në liri, roli i shkrimtarit në orientimin e vetëdijes qytetare

Ja shkaku që më nxiti për këtë shkrim. Më qëlloi të lexoja një intervistë me titullin: “Si mbijetova nga vdekja e artit, autocensura”, që Kadare paska dhënë për suplementin New Yorker të gazetës The New York Times, intervistë e cila është rimarrë edhe nga një e përditshme shqiptare. Përgjithësisht, Kadare mundohet të japë përgjigje të kujdesshme, por gjithë pa hequr dora nga mania e ravijëzimit të një autoportreti me blana të mugëta disidence. Nevoja e domosdoshme për t’u shfaqur si disident apo si shkrimtar i censuruar nga regjimi, mbetet e kudopranishme në të gjitha intervistat, pikëpamjet apo opinionet e tij. E, nuk do shumë mend për t’u kuptuar kjo prirje e tij e vonuar heroike dhe qëndrestare ndaj diktaturës. Qëllimi nuk ka të bëjë asfare me ndonjë mea kulpa apo ndonjë pendesë në lidhje me kompromiset e tij të vogla e po të mëdha në kohën e diktaturës, por është thjesht praktik. Ëndrra e çmimit të madh i është shndrruar në një ankth të vërtetë. E gjej me vend të përmend këtu, dy nobelistët e fundit, Jelinek dhe Pinter: asnjëri prej tyre nuk mori pjesë fare në ceremoninë e dhënies së çmimit, duke na dëshmuar kësisoj se ata mund të bënin fare mirë edhe pa atë çmim, e se shkrimtarit që është i tillë me të tëra atributet, një çmim nuk i shton e as i heq asgjë nga vlerat e tij të qenësishme. Ata që janë vërtetë të mëdhenj, dinë të jenë të tillë në çdo kohë. Por Kadare ka nevojë të jetë disident! Me këtë rast, e gjej me vend edhe shprehjen e stërpërsëritur deri në besdisje se “Askush nuk është mjaft i pasur sa për ta blerë të kaluarën e tij”. Personalisht, mendoj se me letërsinë e tij, Kadare i ka bërë një shërbim madhor konsolidimit të diktaturës. Pa u larguar nga tema, më duhet të pohoj se nuk e kuptoj fare zotin John Hodgson, përkthyes i Kadaresë në anglisht, kur thotë se Kadare paskërka formësuar ndërgjegjen kulturore të shqiptarëve, sepse në këtë rast do më duhet ta pyes zotërinë se “kush është më i lashtë, Kadare, apo populli shqiptar?”. Dmth, ne paskëshim qenë tribu, por pastaj erdhi Kadare dhe fatmirësisht u bëmë saora popull. Kjo është vërtetë fantastike!

Mandej më çudisin gazetarët shqiptarë: pyesin përkthyesit në lidhje me shkrimtarin që kanë përkthyer. Është njëlloj si të pyesësh elefantin për llojin e trungjeve që mban mbi kurriz. Një individ më thoshte para ca vitesh se, gjatë kohës kur kishte qenë i persekutuar nga rregjimi komunist, pati lexuar “Dimrin e madh” dhe, paskëtaj, i gjori gati sa s’kishte filluar të mendonte se (për besë!) komunistët nuk ishin edhe aq të këqinj sa dukeshin, dhe se me gjasë fajtori mund të ishte ai vetë. Thënë ndryshe, përpak s’kishte kishte filluar ta lexonte si të drejtë dënimin që i kishte dhënë diktatura. Tashti, të dashur miq, mendoni pak se ç’ndodhte me njerëzit e lirë, pra me ata që nuk ishin të internuar apo të burgosur. Entusiazëm i gjallë revolucionar! Sepse dihet, roli i shkrimtarit është i madh. Edhe përgjegjesia e tij është po aq e madhe. Një shkrimtar i vërtetë quhet fajtor jo vetëm për mbështetjen që i jep një diktature, por edhe për heshtjen ndaj të këqijave që ajo bën. Gjatë një takimi mes Kadaresë dhe Lasgushit, pohohet që ky i fundit të ketë thënë: “Prennushi ishte 82 vjeç kur e dënuam!”. Kadare i përgjigjet: “Në mos gabohem, thatë ‘e dënuam’!” Lasgushi ia kthen: “Po! Poeti është përgjegjes për gjithçka”.

Por, ai ishte Lasgush Poradeci, poeti dhe burri i madh i Shqipërisë.

Gjëja më e shëmtuar është se në intervistën në fjalë, pyetjes se “Çfarë po ndodh në letërsinë e sotme shqipe?”, Kadare i përgjigjet në mënyrë cinike, a thua se është fjala për Burkina Fason:

“Letërsia shqipe po zhvillohet normalisht, njëlloj si letërsia e çdo vendi të lirë. Megjithatë, iluzioni se pas rënies së komunizmit, do të ndodhte mrekullia (iluzion që i pikëllon të gjitha vendet postkomuniste) mbetet thjesht një iluzion.

Letërsia ka rregullat e saj të brendshme të zhvillimit. Tamam siç mund të jetë e lirë në robëri, mund të jetë gjithashtu e robëruar në liri. Shkrimtarët e botës së lirë janë fort të vetëdijshëm për këtë”.

Në këtë pike, Kadare ka rastin të përmendë emrin e ndonjë shkrimtari që përfaqëson letërsinë e re. Nuk e bën! Nga një anë, edhe më mirë, sepse në rastin kur e ka bërë këtë, ka përmendur ca emra kot më kot, që janë thjesht ca shqytarë apo epigonë të tij. Strategjia e tij është krejt e qartë: të krijojë idenë se në këtë vend nuk po ndodh letërsi, e se ai është e vetmja ngjarje. Dhe, mjerisht, strategjia e tij funksionon.

Para ca muajsh, dikush që kishte marrë pjesë në një takim shkrimtarësh të huaj, më tregoi fjalët e një shkrimtari ballkanas: “Sikur ne të kishim në vendin tonë një shkrimtar me njohje aq të gjerë sa ç’është Kadare, letërsia jonë do të ishte padyshim më e promovuara në Ballkan!”. Nënteksti është i qartë: ata e duan vendin e tyre.

Edhe Kadare, sigurisht e do atdheun vet, por, me sa shihet vesh, pa letërsinë.

1 koment:

Anna tha...

A JENI NDIJE SE MARTESA JUAJ PO SHKËRBET/SHKURORZIMI/DASHURIA E HUMBUR DHE POSHTË FINANCIArisht ??? SHTEPIA SHPIRTËRORE DR ELLEN OMIRI ËSHTË ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TUAJA. TELON OSE WHATSAPP:+2348106541486
*Magji e fuqishme dashurie.
*Hakmarrja e korbit të mallkuar.☎ +2348106541486
*Regjistruesi i magjisë së dashurisë për të rikthyer të dashurin e humbur në 24 orë.
*Shëruesi tradicional për të rikthyer të dashurin e humbur (kthehu ish-dashnor pa kodim).
*Magjitë e martesës. Email: ellenspellcaster@gmail.com
* Shërues lokal.
*Herbalist/shërues tradicional.+2348106541486
*Fallxhorja
*Leximi me pëllëmbë. Email: ellenspellcaster@gmail.com
*Lexim psikik.
*Çmenduri e shkaktuar nga zanati i shtrigave.+2348106541486
*Magjitë e zeza për të rikthyer një të dashur
*Magjitë e puthjes/tërheqjes.
*Fëmijët kokëfortë
*Fëmijët e shurdhër në klasë
NE OFROJMË SHËRBIMET TONA NË TË GJITHA VENDET NË TË GJITHË BOTËN THIRRJE/ WHATS APP:+2348106541486
E-MAIL: ellenspellcaster@gmail.com